Shërbimet e Rectify / 01

Dizajn & zhvillim webfaqesh.

Webfaqe për biznese që prezantojnë shërbimet, tregojnë punën tuaj dhe i bëjnë klientët t’ju kontaktojnë. Ne kujdesemi për përmbajtjen, dizajnin dhe ndërtimin.

Flasim për projektin tuaj
Kur ju duhet

Biznesi juaj nuk ka ende webfaqe, ose ajo që keni nuk e tregon më atë që bëni sot.

Çfarë mund të ndërtojmë.

Çfarë saktësisht ndërtojmë varet nga biznesi juaj. Funksionet dhe rezultatin i caktojmë bashkë.

01

Struktura & përmbajtja

Shërbimet, informacioni për kompaninë, punët dhe kontakti, të renditura ashtu si i kërkojnë vizitorët.

02

Dizajn për çdo ekran

Faqe që duken mirë dhe punojnë njësoj në kompjuter dhe në telefon.

03

Ndërtimi i webfaqes

E ndërtojmë dhe i lidhim të gjitha funksionet që i caktojmë bashkë.

04

Shumë gjuhë & CMS

Shqip, anglisht ose gjuhë të tjera, dhe një mënyrë e thjeshtë për ta ndryshuar përmbajtjen vetë.

I përshtatshëm për
  • Biznese shërbimesh
  • Zyra profesionale
  • Kompani & projekte
Shembull nga praktika

AFAM

Projekt për klient · Webfaqe biznesi

Një webfaqe që e tregon qartë çfarë bëni.

Webfaqe dygjuhëshe për një zyrë kontabiliteti, që bashkon shërbimet, artikujt dhe prezantimin e kompanisë në një vend.

Vizitoni AFAM (hapet në dritare të re)

Disa pyetje të shpeshta.

Na pyetni për projektin tuaj

A mund ta ribëni webfaqen që kemi tani?

Po. Nisemi nga webfaqja ekzistuese, shohim çfarë kërkojnë vizitorët dhe vendosim çfarë duhet ndryshuar në përmbajtje, dizajn dhe teknologji.

A mund të jetë webfaqja në disa gjuhë?

Po. AFAM, për shembull, është në shqip dhe anglisht. Gjuhët dhe kush e mban përmbajtjen i caktojmë që në fillim.