Platforma & katalogë publikë
Klientët tuaj kërkojnë prona, vetura ose produkte në një faqe të dedikuar.
Shërbimet e Rectify / 02
Platforma për klientët tuaj, panele administrimi dhe vegla të brendshme për klientët, porositë, inventarin dhe punën e përditshme. Të ndërtuara sipas mënyrës si punon realisht ekipi juaj.
Flasim për projektin tuajInformacioni dhe detyrat e ekipit janë të shpërndara në Excel, mesazhe ose letra, dhe po humbni kohë duke i mbledhur.
Çfarë saktësisht ndërtojmë varet nga biznesi juaj. Funksionet dhe rezultatin i caktojmë bashkë.
Klientët tuaj kërkojnë prona, vetura ose produkte në një faqe të dedikuar.
Ekipi shton të dhëna, ndryshon statuset dhe menaxhon gjithçka që shihet publikisht.
Klientët, detyrat, statuset dhe dokumentet, të lidhura rreth punës së përditshme.
Raporte, fatura dhe integrime me veglat që përdorni tashmë.
Katalog publik veturash i lidhur me menaxhimin e çmimeve, importet dhe API-në e partnerit. Një produkt me dy anë: faqja për klientët dhe veglat për ekipin.
Shikoni projektinKëto janë produkte të Rectify, secili në fazën e vet. Shikoni çfarë kanë sot para se të flasim për përshtatjen.
Klientët zgjedhin banesën direkt në masterplan, fasadë dhe planimetri. Ju e menaxhoni gjendjen e çdo njësie nga një panel.
Shikoni produktin Produkt · Në zhvillimLëndët, klientët, seancat, dokumentet dhe orët e punës në një vend, për zyrën tuaj ligjore.
Shikoni produktin Produkt · Demo me kërkesëPublikoni veturat, ndiqni cilat janë të lira apo të rezervuara dhe përgjigjuni blerësve, nga një aplikacion i vetëm.
Shikoni produktin Produkt · Demo me kërkesëKlientët, veturat, kamionët, shoferët, turnet dhe faturat, në një aplikacion për kompaninë tuaj të transportit.
Shikoni produktin Produkt + Projekt klientiNgarkesat, klientët, depoja, flota dhe faturat, të lidhura në punën e përditshme të transportit.
Shikoni produktin PrototipPronat në shitje dhe me qira, faqe të detajuara për secilën dhe kërkesat e klientëve, të gjitha në një aplikacion.
Shikoni produktinJo domosdoshmërisht. Shpesh mund të nisim nga një produkt i Rectify dhe ta përshtatim. Varet nga çfarë ka produkti sot dhe çfarë ju duhet juve.
Webfaqja prezanton biznesin. Aplikacioni e mban punën: inventarin e veturave, banesat, lëndët ose ngarkesat. Shpesh të dyja shkojnë bashkë, me një faqe publike të lidhur me panelin.